Në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), u mbajt Kuvendi i Sindikatës, ku u zgjodh kryesia e re e kësaj Sindikate.

Kryetare e Sindikatës së UShAF u zgjodh Besa Rexhepi, nënkryetar Xhemajl Uksmajli, ndërsa anëtar u zgjodhën: Fatime Musliu, Gazmend Deda dhe Lulzim Idrizi.
Në cilësinë e vëzhguesëve ishin: Bardh Bardhi – Kryetar i Sindikatës së Universiteteve dhe Shkencës së Kosovës, Muharrem Berisha – Sekretar i Sindikatës së UP-së dhe Afrim Çelaj – Kryetar i Sindikatës së Universitetit të Mitrovicës.