Pas vendimeve të marra nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) me datë 27.07.2021, për akreditim dhe riakreditim të programeve të studimit, Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), së shpejti do të hap konkursin për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2021/22.

UShAF këtë vit akademik do të vazhdojë të funksionojë me këto programe të studimit:

Në nivelin Bachelor për të rinjt do të jenë të hapura këto programe:

  • Informatika e Aplikuar;
  • Dizajn Grafik dhe Multimedia;
  • Menaxhment Industrial;
  • Arkitekturë e Interierit dhe Dizajn i Mobileve;
  • Dizajni dhe Konstruksionet e Produkteve nga Druri;
  • Menaxhment i Turizmit dhe Hotelerisë;
  • Inxhinieri Industriale dhe Informatikë;

Ndërsa, në nivelin Master do të jenë në dispozicion të të rinjve këto programe:

  • Arkitektura dhe Dizajni i Interierit me Prodhime nga Druri;
  • Menaxhimi dhe Inovacioni në Turizëm;
  • Inxhinieria dhe Informatika.

Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari falënderon të gjithë stafin e Universitetit për angazhimin e tyre në procesin e akreditimit, e në veçanti studentët, për përkushtimin dhe sukseset që ata i sjellin institucionit tonë.