Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), së shpejti do të hapë konkursin për pranim të studentëve të rinj në studimet bachelor dhe master për vitin akademik 2020/21.

UShAF ofron mundësi të mira për të ardhmen e të rinjve, me programe atraktive dhe shumë të kërkuara në tregun kosovar dhe gjithë botën. Poashtu, ofron punë praktike në ndërmarrje, mundësi mobiliteti dhe mësimdhënës të përgatitur, si dhe aktivitete të shumta për aftësimin profesional të studentëve.

Programet në nivelin BSc, të cilat do të jenë të hapura për të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e UShAF janë:

– Dizajn Grafik dhe Multimedia;

– Menaxhment Industrial;

– Menaxhment në Hoteleri dhe Turizëm;

– Dizajni dhe Konstruksionet e Produkteve nga Druri;

– Arkitekturë e Interierit dhe Dizajn i Mobileve;

– Inxhinieri Industriale me Informatikë;

Ndërsa, për të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të fillojnë studimet master, UShAF ofron këto programe:

– Menaxhimi dhe Inovacioni në Turizëm;

– Arkitektura dhe Dizajni i Interierit me Prodhime nga Druri;

– Inxhinieria dhe Informatika