Pasi që Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), përmbylli me sukses afatin e provimeve të muajit prill, duke respektuar të gjitha masat e duhura të Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike (IKSHP), së shpejti do të filloj me realizimin provimeve të afatit të muajit qershor.

Mënyra e mbajtjes së provimeve do të jetë e njëjtë, gjithmonë duke respektuar rregullat e IKSHP, andaj luten të gjithë studentët të pajisen me maska, doreza dhe mjeta të tjera të rekomanduara nga IKSHP.

UShAF iu uron suksese të gjithë studentëve duke uruar që afatin tjetër t’i kthehemi normalitetit dhe të realizojmë mësim të rregullt në Universitet dhe të mos jetojmë e funksionojmë më nën hijen e virusit COVID – 19.