Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari në bashkëpunim me prorektoren për Digjitalizim, Inovacion dhe Teknologji të Informacionit, znj. Fakije Zejnullahu, në kuadër të projektit KODE/KREN, të realizuar nga Ministria e Ekonomisë të Kosovës, kanë siguruar mbështetje për t’u furnizuar me licenca Office 365-A3 për të gjithë profesorët, studentët dhe stafin administrativ të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF).

Licencat janë aktive, dhe secili student, staf akademik dhe administrativ mund të shkarkojë dhe instalojë Office-365 në pajisjet e tyre kompjuterike.
Rektori falënderon përzemërsisht KODE/KREN, për këtë mundësi kaq të rëndësishme për t’i siguruar softuerë të licencuar, si dhe mbështetjen që është duke i dhënë Universitetit në sigurimin e Infrastrukturës për Teknologji të Informacionit dhe funksionalizimin e rrjetit kompjuteri të brendshme pa tela, në objektin e universitetit.
Për proceduat e instalimit/ aktivizimit të softuerit shiko Udhëzuesin:

This post is also available in: English