Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari dhe Prof. Dr. Antonella Polimeni, Rektore e Universitetit të Sapienzes në Romë të Italisë, nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi për shkëmbim të studentëve.

Nënshkrimi i kësaj Marrëveshjeje shërben si bazë për përmirësim të kurrikulës së studentëve, përmes shkëmbimit të përvojave jashtë vendit. Në kuadër të kësaj Marrëveshjeje, Universitetet zgjedhin studentët e tyre për të marrë pjesë në programin e studimeve jashtë vendit, sipas kritereve të paracaktuara. Gjithashtu, kohëzgjatja e shkëmbimit nuk do të jetë më e shkurtër se tre muaj dhe as të kalojë një vit akademik. Kohëzgjatja e shkëmbimit, si dhe kushtet në të cilat do të propozohet do të bien dakord sipas nevojave dhe kërkesave të palëve.

Me këtë rast Rektori Bajraktari, falënderoi Rektoren Polimeni dhe njëherit një falënderim të veçantë pati edhe për Prof. Fiorenza Deriu dhe Prof. Vera Kopsaj.

This post is also available in: English