Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari dhe Presidenti i Institutit për Bashkëpunim dhe Zhvillim, njëherit edhe Ambasador dhe lider për paqen botërore, z. Tahir Shabani, nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi për promovimin e bashkëpunimit akademik, arsimor e kulturor të të dyja institucioneve.

Ky Memorandum, i nënshkruar sot, ka për synim të krijojë mundësi për rrjetëzim dhe shkëmbim reciprok të mësimdhënësve, personelit të angazhuar në kërkime shkencore po dhe të studentëve. Me këtë Memorandum parashihen edhe vizita me qëllim të shkëmbimit të përvojave me universitete të ndryshme frankofone nga Franca dhe Zvicra.
Rektori Bajraktari duke falënderuar z. Shabanin për gatishmëri në bashkëpunim, theksoi se Universiteti do t’ia dinte për nderë Institutit nëse do të mundësonte, në të ardhmen e afërt, një bashkëpunim më konkret me universitetet frakofone. Më tej theksoi se, si udhëheqës i Universitetit premton vullnet e gatishmëri në realizimin e punës së përbashkët. E kjo, normalisht, që do të çonte drejt një suksesi të garantuar.
Z. Shabani falënderoi Rektorin Bajraktari për pritjen dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar dhe premtoi se do të angazhohet shumë në krijimin e një bashkëpunimi më të afërt me universitetet frankofone.

This post is also available in: English