Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin plotësues për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për vitin akademik 2022/2023.

Në këtë afat të konkursit, në nivelin bachelor, do të pranohen 220 studentë të rregullt, prej të cilëve 56 vende janë të rezervuara për komunitetet joshumicë, 7 vende për kandidatët nga Mali i Zi, 7 nga Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, 7 nga Shqipëria dhe 7 nga Maqedonia e Veriut.

Kandidatët për studentë të UShAF në nivelin bachelor, në këtë afat të konkursit, do të kenë mundësi të aplikojnë në programet:

1. Dizajn Grafik dhe Multimedia; (vetëm për kandidatët nga komunitetet jo shumicë, si dhe nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja;

2. Menaxhment i Hotelierisë dhe Turizmit;

3. Informatika e Aplikuar;

4. Menaxhimi i Biznesit dhe Ndërmarrësia;

5. Arkitekturë e Interierit dhe Dizajn i Mobilieve;

6. Dizajni dhe Konstruksionet e Produkteve nga Druri;

7. Inxhinieri Industriale me Informatikë;

Ndërsa, në nivelin e studimeve master, do të pranohen 51 studentë të rregullt, ndërsa 13 vende janë të rezervuara për komunitetet joshumicë, 3 vende për kandidatët nga Mali i Zi, 3 nga Presheva, Bujanovci dhe Medvegja dhe 3 nga Shqipëria dhe 3 nga Maqedonia e Veriut.

Programet në nivelin master, në të cilat do të mund të aplikojnë kandidatët janë:

1. Arkitektura e Gjelbër dhe Dizajni i Interierit;

2. Menaxhimi dhe Inovacioni në Turizëm;

3. Inxhinieria dhe Menaxhimi i Prodhimit;

Aplikimi online për të dyja nivelet e studimit do të bëhet nga data 12.09.2022 deri më 19.09.2022 në ora 16.00. Ndërsa, dorëzimi i dokumentacionit fizik vetëm për kandidatët të cilët kanë aplikuar online do të bëhet prej datës 12.09.2022 deri më datën 19.09.2022 (dokumentet do të pranohen çdo ditë, me përjashtim të të dielave). Gjatë kësaj periudhe gjithashtu do të bëhet verifikimi i dokumentacionit nga personeli i administratës.

Apliko në linkun: www.ushaf.net/apliko