Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin plotësues për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për vitin akademik 2021/2022.

Në këtë afat të konkursit, në nivelin bachelor, do të pranohen 427 studentë të rregullt, prej të cilëve 83 vende janë të rezervuara për komunitetet joshumicë, 9 vende për kandidatët nga Mali i Zi, 14 nga Presheva, Bujanovci dhe Medvegja dhe 14 nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Kandidatët për studentë të UShAF në nivelin bachelor, në këtë afat të konkursit, do të kenë mundësi të aplikojnë në programet:

  1. Informatika e Aplikuar;
  2. Menaxhment i Turizmit dhe Hotelerisë;
  3. Arkitekturë e Interierit dhe Dizajn i Mobileve;
  4. Dizajn dhe Konstruksionet e Produkteve të Drurit;
  5. Inxhinieri Industriale me Informatikë;
  6. Menaxhment Industrial;

Ndërsa, në nivelin e studimeve master, do të pranohen 150 studentë të rregullt, ndërsa 18 vende janë të rezervuara për komunitetet joshumicë, 3 vende për kandidatët nga Mali i Zi, 3 nga Presheva, Bujanovci dhe Medvegja dhe 3 nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Programet në nivelin master, në të cilat do të mund të aplikojnë kandidatët janë

  1. Arkitekturë dhe Dizajn i Interierit me Prodhime nga Druri
  2. Inxhinieria dhe Informatika
  3. Menaxhimi dhe Inovacioni në Turizëm

Aplikimi online për të dyja nivelet e studimit do të bëhet nga data 13.09.2021 deri më 24.09.2021 në ora 16.00. Ndërsa, dorëzimi i dokumentacionit fizik vetëm për kandidatët të cilët kanë aplikuar online do të bëhet prej datës 13.09.2021 deri më datën 24.09.2021 (dokumentet do të pranohen çdo ditë, me përjashtim të të dielave). Gjatë kësaj periudhe gjithashtu do të bëhet verifikimi i dokumentacionit nga personeli i administratës.

Vegza (Linku) për konkurrim online përmes Internetit është: www.ushaf.net/apliko