Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot afatin plotësues të konkursit për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për vitin akademik 2023/24.

Në këtë afat të konkursit në nivelin bachelor, do të pranohen 63 studentë të rregullt, prej të cilëve 8 vende janë rezervuar për komunitetet joshumicë dhe 9 vende për kandidatët nga Mali i Zi, nga Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, nga Shqipëria dhe nga Maqedonia e Veriut.

Kandidatët për studentë të UShAF në nivelin bachelor, në këtë afat të konkursit, do të kenë mundësi të aplikojnë në programet:

 

1 .Menaxhment i Hotelierisë dhe Turizmit;

2. Dizajni dhe Konstruksionet e Produkteve nga Druri;

3. Inxhinieri Industriale me Informatikë;

Ndërsa, në nivelin e studimeve master në këtë afat të konkursit do të pranohen 22 studentë të rregullt, prej të cilëve 2 vende janë të rezervuara për komunitetet joshumicë, 8 vende për kandidatët nga Mali i Zi, nga Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, nga Shqipëria dhe nga Maqedonia e Veriut.

Programet në nivelin master, në të cilat do të mund të aplikojnë kandidatët janë:

1. Menaxhimi dhe Inovacioni në Turizëm;

3. Inxhinieria dhe Menaxhimi i Prodhimit;

Aplikimi online për të dyja nivelet e studimit do të bëhet nga data 14.09.2023 deri më 21.09.2023 në ora 16.00. Ndërsa, dorëzimi i dokumentacionit fizik vetëm për kandidatët të cilët kanë aplikuar online do të bëhet prej datës 14.09.2023 deri më datën 21.09.2023 (dokumentet do të pranohen çdo ditë, me përjashtim të të dielave). Gjatë kësaj periudhe gjithashtu do të bëhet verifikimi i dokumentacionit nga personeli i administratës

Apliko në linkun: www.ushaf.net/apliko

Konkursi per Studimet Bachelor

Konkursi per studime master