Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin e tretë plotësues për pranimin e studentëve të rinj në nivelin master për vitin akademik 2022/2023.

Në këtë afat të konkursit, në nivelin master, do të pranohen 12 studentë të rregullt, prej të cilëve 4 vende janë të rezervuara për komunitetet joshumicë, 1 vend për kandidatët nga Mali i Zi, 1 nga Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, 1 nga Shqipëria dhe 1 nga Maqedonia e Veriut.

Në këtë afat të konkursit, kandidatët mund të aplikojnë në Fakultetin e Inxhinierisë me Informatikë, përkatësisht në Programin: Inxhinieria dhe Menaxhimi i Prodhimit.

Aplikimi online do të bëhet nga data 06.10.2022 deri më 10.10.2022 në ora 16.00. Ndërsa, dorëzimi i dokumentacionit fizik vetëm për kandidatët të cilët kanë aplikuar online do të bëhet prej datës 06.10.2022 deri më datën 10.10.2022 (dokumentet do të pranohen vetëm ditëve të punës). Gjatë kësaj periudhe gjithashtu do të bëhet verifikimi i dokumentacionit nga personeli i administratës.

Për të aplikuar kliko linkun www.ushaf.net/apliko