Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin plotësues për pranimin e studentëve të rinj në nivelin master për vitin akademik 2019/2020.

Në këtë afat të konkursit, në nivelin master do të pranohen 92 studentë të rregullt, prej të cilëve 18 vende janë rezervuar për komunitetet joshumicë, 3 për kandidatët nga Mali i Zi, 3 për kandidatët nga Presheva, Bujanovci dhe Medvegja dhe 3 për kandidatët nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Kandidatët për studentë të UShAF në nivelin master, në këtë afat të konkursit, do të kenë mundësi të aplikojnë në programet:

  • Arkitekturë dhe Dizajn i Interierit me Prodhime nga Druri;
  • Inxhinieria dhe Informatika;
  • Menaxhimi dhe Inovacioni në Turizëm.

Për të aplikuar kliko linkun www.ushaf.net/apliko