Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për vitin akademik 2021/22.

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 700 studentë të rregullt, prej të cilëve 84 vende janë rezervuar për komunitetet joshumicë, 9 vende për kandidatët nga Mali i Zi, 14 nga Presheva, Bujanovci dhe Medvegja dhe 14 nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Kandidatët për studentë të UShAF në nivelin bachelor, në këtë afat të konkursit, do të kenë mundësi të aplikojnë në programet:

  1. Dizajn Grafik dhe Multimedia;
  2. Informatika e Aplikuar;
  3. Menaxhment i Turizmit dhe Hotelerisë;
  4. Arkitekturë e Interierit dhe Dizajn i Mobileve;
  5. Dizajn dhe Konstruksionet e Produkteve të Drurit;
  6. Inxhinieri Industriale me Informatikë;
  7. Menaxhment Industrial;

Ndërsa, në nivelin e studimeve master, do të pranohen 150 studentë të rregullt, prej të cilëve 18 vende janë të rezervuara për komunitetet joshumicë, 3 vende për kandidatët nga Mali i Zi, 3 nga Presheva, Bujanovci dhe Medvegja dhe 3 nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Programet në nivelin master, në të cilat do të mund të aplikojnë kandidatët janë:

  1. Arkitekturë dhe Dizajn i Interierit me Prodhime nga Druri
  2. Inxhinieria dhe Informatika
  3. Menaxhimi dhe Inovacioni në Turizëm

Aplikimi online për të dyja nivelet e studimit do të bëhet nga data 06.08.2021 deri më 24.08.2021 në ora 16.00. Ndërsa, dorëzimi i dokumentacionit fizik vetëm për kandidatët të cilët kanë aplikuar online do të bëhet prej datës 23.08.2021 deri më datën 28.08.2021 (dokumentet do të pranohen çdo ditë, me përjashtim të të dielave). Gjatë kësaj periudhe gjithashtu do të bëhet verifikimi i dokumentacionit nga personeli i administratës.

Vegza (Linku) për konkurrim online përmes Internetit është: www.ushaf.net/apliko