Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për vitin akademik 2019/2020.

Në këtë afat, në nivelin bachelor do të pranohen 122 studentë të rregullt, prej të cilëve 37 vende janë rezervuar për komunitetet joshumicë, 4 për kandidatët nga Mali i Zi, 6 për kandidatët nga Presheva, Bujanovci dhe Medvegja dhe 6 për kandidatët nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.
Kandidatët për studentë të rregullt të UShAF në nivelin bachelor, në këtë afat të konkursit, do të kenë mundësi të aplikojnë në programet:

  1. Dizajni dhe Konstruksionet e Produkteve të Drurit;
  2. Inxhinieri Industriale me Informatikë;
  3. Menaxhment Industrial;

Konkursi pë studime në nivelin bachelor do të jetë i hapur deri më 30 shtator 2019, në ora 16:00, ndërsa aplikimet mund të bëhen çdo ditë (përfshirë edhe ditën e shtunë).

Ndërsa, në nivelin master do të regjistrohen 150 studentë, prej të cilëve 18 vende janë rezervuar për komunitetet joshumicë, 3 për kandidatët nga Mali i Zi, 3 për kandidatët nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut dhe 3 për kandidatët nga Presheva, Bujanovci dhe Medvegja.

Kandidatët për studentë UShAF në nivelin master do të kenë mundësi të aplikojnë në programet:

  1. Arkitekturë dhe Dizajni i Interierit me Prodhime nga Druri;
  2. Inxhinieria dhe Informatika;
  3. Menaxhimi dhe Inovacioni në Turizëm
    Konkursi për studime në niveli master do të jetë i hapur nga data 25.09.2019 deri më 4 tetor 2019, në ora 16:00, ndërsa aplikimet mund të bëhen çdo ditë (përfshirë edhe ditën e shtunë).

Për të aplikuar kliko ne linkun:
www.ushaf.net/apliko