Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) falënderon të gjithë studentët e këtij Universiteti, të cilët kanë dëshmuar gatishmëri të lartë që të marrin njohuri gjatë ligjëratave online dhe duke e dëshmuar këtë me pjesëmarrje aktive.

Në rrethana të pandemisë COVID-19, UShAF u organizua menjëherë që t’iu përshtatet rrethanave, në mënyrë që studentët të mos humbin në këtë situatë. Ishte kjo një sfidë në vete, por që u kalua me sukses si bashkëpunim i ngushtë i menaxhmentit, stafit akademik, administrativ dhe studentëve.

Të gjithë së bashku bëmë edhe një tregim suksesi më shumë në historinë e Universitetit tonë, por në veçanti ishin studentët ata që i dhanë jetë këtij tregimi me pjesëmarrjen e tyre në ligjërata, gjë që tregon për përkushtimin që ata kanë për profesionin e tyre edhe në rrethana të jashtëzakonshme.

UShAF krenohet me studentët e vet dhe iu uron suksese në provime, me dëshirën që së shpejti t’i kthehemi normalitetit dhe jetës e punës akademike.