Edhe një vit jo të lehtë po e lëmë pas. Me bashkëpunim, vullnet e motiv, përballuam të gjitha vështirësitë në secilin segment të jetës, pra edhe në arsimin e lartë.

Në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj shënuam edhe të arritura të shumta dhe jemi krenarë që po e mbyllim me sukses këtë vit kalendarik, falë punës dhe përkushtimit të stafit të Universitetit, bizneseve, e mbi të gjitha dëshirës së madhe të studentëve tanë për të shënuar tregime suksesi në historinë e Universitetit.
Uroj që Viti i Ri të jetë vit i mbarë dhe i suksesshëm për të gjithë!
Paçim forcën që ta bëjmë më të mirë jetën tonë, arsimin dhe Universitetin tonë!
Gëzuar për vitin 2022!
Prof. Dr. Agron Bajraktari, Rektor
Video e realizuar nga studenti Ernes Rexhepi, programi “Dizajn Grafik dhe Multimedia”