Kosova po feston 12 vjetorin e Pavarësisë. Shtet i ri që bart nëpër histori emra të trimave që gjithmonë ju përgjigjën thirrjes për çlirim, por edhe atyre që e projektuan lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Në Republikën e Kosovës, ne kemi përgjegjësi të madhe!

Universiteti është një nga mundësitë më të mira për t’i dhënë shtetit tonë fuqi për të vazhduar përpara, në mënyrë që të ecim përkrah botës së zhvilluar.

Ne duhet të punojmë me të gjitha fuqitë intelektuale e njerëzore që shtetin tonë, Kosovën tonë, ta bëjmë vendin më të dashur për gjeneratat e reja. Këtë ua kemi borxh atyre që ia falën jetën Atdheut!

Urime 17 Shkurti – Dita e Pavarësisë!

Jetoftë përgjithmonë Republika e Kosovës!

Me respekt,

Prof. Dr. Agron Bajraktari, Rektor