Ofruesi i produkteve dhe i shërbimeve të garantimit të cilësisë së softuerëve, “TestDevLab”, vazhdon të zgjerojë praninë e tij në Evropë dhe ka filluar të ofrojë mundësi për punë në distancë për inxhinierët e softuerëve nga Kosova. Me qëllim prezantimin e komunitetit lokal të TI-së (teknologjisë së informacionit) me kompaninë dhe mundësitë e karrierës, “TestDevLab” është duke organizuar një uebinar informues. Ky event do të jetë i vlefshëm si për inxhinierët me përvojë në garantimin e cilësisë së softuerëve, ashtu edhe për zhvilluesit.

Të pranishmit në këtë event online do të njihen me kompaninë dhe shërbimet/produktet e saj, si dhe do të informohen rreth vendeve të lira të punës, aftësive teknike që nevojiten për to, si dhe të gjitha aspekteve ligjore dhe praktike të punësimit dhe bashkëpunimit. Inxhinierët tanë të vendosur në Kosovë do të ndajnë përvojën e tyre të punës në “TestDevLab” dhe detyrat e tyre të përditshme.
Uebinari do të zhvillohet në platformën Zoom më datë 9 mars, në orën 19:00 (CET) dhe do të regjistrohet. Regjistrohuni për këtë uebinar këtu: https://bit.ly/TestDevLab-Kosovo-webinarErvins Grinfelds, bashkëthemelues i “TestDevLab”, mbi arsyet e zgjerimit në Kosovë: “Tashmë jemi të pranishëm në biznesin e garantimit të cilësisë së softuerëve prej 10 vitesh dhe gjatë kësaj kohe ekipit tonë i janë shtuar mbi 500 inxhinierë. Klientët tanë, si kompanitë e reja, ashtu edhe ato që bëjnë pjesë në listën e kompanive më të mëdha (“Fortune 500”) si: “Microsoft”, “Orange”, “Telefonica”, “Ubiquiti” dhe kompani të tjera nga e gjithë bota, vlerësojnë së tepërmi ekspertizën teknike të inxhinierëve tanë dhe ne jemi të lumtur që po u ofrojmë inxhinierëve nga Kosova mundësi për punë në distancë në fushën e TI-së. Ju ftoj që të merrni pjesë në këtë uebinar dhe të mësoni më shumë rreth “TestDevLab” dhe projekteve të saj të shumta interesante në nivel global”.

Themeluar në vitin 2011 nga dy ish-inxhinierë të Skype, “TestDevLab” është një nga liderët e industrisë në testimin e softuerëve me vlerë të lartë të shtuar. Duke pasur në themel besimin, ekselencën dhe praktikat më të mira, ne i ndihmojmë ekipet e kompanive të reja dhe atyre të “Fortune 500” në mbarë botën që të rrisin cilësinë dhe shpejtësinë e dërgimit të produkteve. Më shumë se 4,5 miliardë njerëz përdorin produkte që janë testuar nga ekipi ynë prej mbi 500 inxhinierësh të certifikuar. Duke ofruar një gamë të gjerë shërbimesh dhe mjetesh testimi, duke drejtuar ekipe të brendshme, si dhe duke ngritur nga themelet infrastrukturën e testimit, ne ofrojmë një analizë të niveleve konkurruese dhe një komplet të plotë shërbimesh të testimit të softuerëve në mënyrë që zhvilluesit e aplikacioneve të japin kontributin e tyre lidhur me gjendjen aktuale të produktit, të identifikojnë mënyra për përmirësimin e tij dhe ta krahasojnë atë me produkte të tjera. Laboratorët tanë të klasit botëror në testimin e cilësisë së audios/videos dhe baterive/përdorimit të të dhënave, vlerësohen së tepërmi nga klientët dhe ne jemi gjithmonë në kërkim të mënyrave për përmirësimin e kapaciteteve tona teknike. “TestDevLab” e ka selinë në Riga, Letoni, dhe në të punojnë një numër në rritje inxhinierësh nga vende të ndryshme të Evropë