Në kuadër të planifikimit të projekteve të reja në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari priti në takim përfaqësuesit e Aligning Education for Employment (ALLED2), znj. Evka Heder, udhëheqëse e projektit dhe z. Anton Gojani, koordinator për sigurim të cilësisë.

Rektori Bajraktari i njoftoi të pranishmit me të sfidat të cilat po i kalon në kohën e pandemisë dhe për sukseset e UShAF, ndërsa përfaqësuesit e ALLED2 e njoftuan Rektorin për projektet e reja të cilat planifikohen të realizohen.

Gjatë këtij takimi, të dyja palët u dakorduan që të bashkëpunojnë në realizimin projekteve të reja.

This post is also available in: English