Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj(UShAF) në bashkëpunim me Prishtina REA për herë të dytë organizon trajnime FALAS për të rinjtë dhe të rejat nga rajoni i Ferizajt, që kanë interes të zhvillojnë aftësive të tyre në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe shkathtësive të buta (IT ESSENTIALS & SOFT SKILLS TRAINING)

Trajnimet do të jenë me pjesëmarrje fizike dhe on-line, me kohëzgjatje rreth 5 muaj (gjithsej 300 orë trajnim), duke kombinuar ligjërata teorike me punë praktike individuale dhe grupore. Organizimi i tyre do të bëhet në hapësirat e UShAF-it, ndërsa do të implementohen nga UShAF & Prishtina REA.

Trajnimet realizohen në kuadër të projekti për Ekonominë Dixhitale të Kosovës (KODE), i financuar nga Qeveria e Kosovës, e mbështetur nga Banka Botërore dhe i zbatuar nga Ministria e Ekonomisë.

Kush mund të aplikoj për të marrë pjesë në trajnim?          

  • Të gjithë studentët e UShAF që kanë interes t’i zhvillojnë aftësitë në TI dhe shkathtësi të buta.
  • Persona tjerë mbi 16 vjeç, që nuk janë student në UShAF
  • Të keni njohuri bazike të gjuhës angleze;
  • I papunë ose i nënpunësuar.

Për t’u informuar më shumë rreth këtyre trajnimeve, ftoheni të merrni pjese në Sesion Informues për të Rinj e Studentë, që do të mbahet:

      Data: E Hënë, 31.10.

      Vendi: UShAF- Amfiteatri i madh  

      Ora: 11:00 

Ju mirëpresim!