‘’Shkolla Austriake e Studimeve të Aplikuara (ASAS) në kuadër të projektit ‘’Mësimi në distancë në arsimin e lartë dhe të vazhdueshëm -Zhvillimi i programeve të mësimit në distance në Kosovë ’’, i cili është bashkëfinancuar nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim ka kënaqësinë të njoftojë hapjen e ‘’Thirrjes për Aplikime për Programin e Bursave për kurse të certifikuara Universitare për menaxher të çertifikuar projekti dhe menaxher të çertifikuar biznesi’’.

Kurset universitare do të çertifikohen nga Universiteti i Graz-it në Austri, ndërsa do të administrohen nga Univerisiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) dhe Shkolla Austriake e Studimeve të Aplikuara (ASAS).Procesi i aplikimit do të hapet nga 3 Dhjetor 2020 deri më 15 Janar 2021. Qëllimi kryesor i programit të bursave është t’u mundësojë studentëve dhe profesionistëve që punojnë të adresojnë nevojat e tyre aktuale dhe të ardhshme të arsimit për të kontribuar në procesin e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në Kosovë’’.
Për të gjithë të interesuarit, ASAS do të organizojë një sesion informues përmes platformës Zoom, me datë: 15.12.2020, nga ora 10:00 deri në 11:00.