Universiteti Polis në Tiranë, ka kënaqësinë të iu ftojë të aplikoni në “First Incubation Program”, duke i shprehur mirëseardhje pesë start-ups ose inovatorëve të rinjë, të cilët janë të sigurtë që mund të bëjnë diferencën në fushën e Inovacionit dhe Krijimit.

Programi MakerSpace mundësohet nga Universiteti Polis (Tiranë), me mbështetje nga Bashkimi Evropian për Inovacion në Shqipëri, SIDA (Agjencioni Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar), GIZ (Korporata Gjermane për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkomëtar), si dhe ekspertë evropian si PRENEURZ Amsterdam.

Propozimet nga Start-ups të interesuar dhe bizneset të cilat aplikojnë dhe kontribuojnë në këtë Inkubacion do të vlerësohen sipas kritereve të poshtë shënuara.

  • Kualiteti i produktit të propozuar …………….20 pikë
  • Tregu potencial…………………………………..30 pikë
  • Kualiteti i ekipës…………………………………30 pikë
  • Ulja e gjurmëve ekologjike………..…………….10 pikë
  • Fuqizimi i grave……………………..……………10 pikë

DATA E FUNDIT PËR APLIKIM ËSHTË 5 MAJ 2021

Ju mund të aplikoni duke dorëzuar një propozim aplikim (1000 fjalë) ose përmes një video 5 minutëshe në emailin [email protected], ku ju mund të prezantoni veten dhe idenë tuaj dhe të na bindëni neve se përse ideja dhe ju jeni personat adekuat që të na bashkëngjiteni në Programin MakerSpace. Më e vlerësueshme do të ishte të bashkëngjiteni edhe CV-në tuaj.

Për më shumë informacione, ju lutem klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://www.universitetipolis.edu.al/?q=sq/node/2698