Adresa:

Rr. Universiteti, p.n. 70000 Ferizaj, Republika e Kosovës.

Mob:

+383 44 50 44 55

Web:

ushaf.net

Prof. Asoc. Dr. Sokol Krasniqi

Dekan i Fakultetit të Menaxhimit

Prof. Asoc. Dr. Sokol Krasniqi është Mësimdhënës i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, i zgjedhur më 30 korrik 2018 nga Këshilli Drejtues i këtij Universiteti, ndërsa angazhimi si ligjërues në UShAF daton nga tetori 2013.

Më herët, Prof. Krasniqi ka punuar në Kolegje të ndryshme që nga viti 2006 duke lënë gjurmë në procesin e mësimdhënies dhe angazhimit profesional, si: Kolegji Illiria, Kolegji UBT, Kolegji AAB – Riinvest, Kolegji Riinvest ,si dhe Kolegji AAB. Në periudhën e viteve 2013-2016 ka qenë anëtar i Bordit Drejtues të Banka për Biznes në Prishtinë.

Nga viti 2003-2008 ka qenë Drejtor i Drejtoratit për Ekonomi të Komunës së Prishtinës. Ndërsa, nga viti 2008-2010 ka qenë i angazhuar në Qeverinë e Republikës së Kosovës, në cilësinë e Këshilltarit Politik në Ministrinë e Drejtësisë.

Ai ka disa prezantime në konferenca të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare. Gjithashtu, ka publikuar punimet e tij në revista të njohura ndërkombëtare me recension ndërkombëtar dhe impakt faktor. I njëjti ka realizuar vizita të shumta studimore dhe konferenca ndërkombëtare në shumë vende evropiane.

Ka bashkëpunuar edhe me partnerë të tjerë kredibil vendor dhe ndërkombëtar në implementimin e projekteve të financuara nga fondacionet e ndryshme ndërkombëtare, duke treguar vlerat dhe ndikuar në rritjen e perfomancës në projekte të ndryshme.

Prof. Asoc. Dr. Sokol Krasniqi është bashkautor i librit të parë të botuar në Kosovë, që ka të bëjë me Rastet Studimore.

Studimet Bachelor dhe Master i mbaroi në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Prishtinës. Në vitin 2015 e mori titullin Doktor i Shkencave në  Menaxhment pranë Universitetit të Tiranës.

Me 23 Dhjetor 2022 pas procesit të vlerësimit kontributit tim akademik, Senati i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj ka votuar avancimin tim në thirrjen Profesor i Asocuar.

Prof. Asoc. Dr. Sokol Krasniqi flet gjuhën angleze dhe atë gjermane.

This post is also available in: English