Adresa:

Rr. Universiteti, p.n. 70000 Ferizaj, Republika e Kosovës.

Mob:

+383 44

Web:

ushaf.net

Prof. As. Mimoza Zhubi

Mësimdhënëse

Prof. As. Mimoza Zhubi është Mësimdhënëse në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, e zgjedhur më 01.08.2018. Para zgjedhjes së saj Mimoza Zhubi ka qenë e angazhuar si Ligjëruese prej vitit 2016 – 2017. Ndërsa, si Asistente e angazhuar ka punuar në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj nga viti 2013 – 2016.

Prej vitit 2015 – 2017 ka qenë e angazhuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike, ku ka punuar si Pedagoge e Jashtme.

Ka punuar si asistente në Fakultetin e Shkencave Matematike Natyrore, ku ka ligjëruar lëndët në fushën e Marketingut dhe të Menaxhmentit gjatë viteve 2013 – 2015.

Poashtu, ajo ka qenë e angazhuar si asistente në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës gjatë vitit akademik 2013 – 2014.

Ajo ka mbi 13 prezantime në konferenca të ndryshme ndërkombëtare (në Shqipëri, Bullgari, Maqedoni, Turqi, si dhe në Kosovë). Ka të publikuara mbi 10 punime në revista të ndryshme ndërkombëtare. Gjithashtu, ka marrë pjesë në kongrese, seminare, simpoziume, takime profesionale, konferenca vendore, ndërkombëtare etj.

Studimet Bachelor i përfundoi në vitin 2008, ndërsa studimet Master i përfundoi në vitin 2012 në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti Ekonomik, në Departamentin e Marketingut. Ndërsa, Magjistër i Farmacisë u bë në vitin 2010 në Universitetin e Shkencave Mjekësore Rezonanca, Prishtinë.

Në vitin 2015 e mori titullin Doktor i Shkencave, pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike në Shqipëri.

Prof. As. Mimoza Zhubi e flet dhe shkruan gjuhën shqipe, angleze dhe serbo-kroate.

This post is also available in: English