Adresa:

Rr. Universiteti, p.n. 70000 Ferizaj, Republika e Kosovës.

Mob:

+383 44

Web:

ushaf.net

Prof. As. Dr. Leonora Haliti - Rudhani

Mësimdhënëse

Leonora Haliti – Rudhani është mësimdhënëse në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, e zgjedhur në thirrjen Prof.Asistent në shtator të vitit 2021, nga Senati i këtij Universiteti. Në janar të vitit 2017, u caktua Koordinatore për Zhvillim Akademik (ECTS), pozitë të cilën vazhdon ta ushtroj edhe tani.

Ajo, gjithashtu është edhe anëtare e Senatit që nga themelimi i  Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.

Leonora Haliti – Rudhani është zgjedhur asistente për grup lëndësh ekonomike në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti e Shkencave Teknike në Ferizaj në vitin 2013, ndërsa në vitet në vazhdim, nga themelimi i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, ajo punoi si asitente në këtë Institucion deri në vitin 2017. Në vitin 2017 ajo u zgjodh në thirrjen e Ligjërueses, ndërsa së fundmi u zgjodh në thirrjen Profesor Asistente të cilën vazhdon t’a mbajë aktualisht.

Ajo ka disa hulumtime shkencore të publikuara në revista të njohura ndërkombëtare me recension ndërkombëtar dhe impakt faktor, si në Itali, Turqi, Rumani, Letoni. Këto revista janë të indeksuara në platformat me kredibilitet të lartë.

Studimet baçelor dhe master i mbaroi në Departamentin: Banka, Financa dhe Kontabilitet  – Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Prishtinës. Në dhjetor të vitit 2019 mbaroi studimet e doktoratës në po këtë Universitet.

This post is also available in: English