Adresa:

Rr. Universiteti, p.n. 70000 Ferizaj, Republika e Kosovës.

Mob:

+383 44

Web:

ushaf.net

Prof. As. Lejla Ibrahimi

Mësimdhënëse

Lejla Ibrahimi është mësimdhënese në Fakultetin e Arteve të Aplikuara pran Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, nga 1 Tetori 2018.

Nga viti 2015 deri në vitin 2018 ka shërbyer si Zyrtare për Marrëdhënie me Publikun në Kompaninë “LinkPlus IT”, ku gjatë asaj periudhe ka koordinuar ngjarjet, ofruar mbështetje dhe ka udhëtuar sipas nevojës, si dhe ka organizuar konferencat për shtyp apo ngjarjet e tjera. Po ashtu, ka mbajtur marrëdhënie pozitive midis Kompanisë dhe bizneseve të tjera, punonjësve, investitorëve, ligjvënësve, klientëve, ose komuniteteve të tjera. Ajo hartoi dhe zbatoi plane për angazhimet në fjalime me ekspozim të lartë, si dhe aktiviteteve të tjera të marrëdhënieve me publikun.

Nga viti 2008 deri në vitin 2018 ka shërbyer si Menaxhere Marketingu në Dizajn House, ku gjatë asaj periudhe ka bërë zhvillimin dhe menaxhimin në departamentin e marketingut, në projektimin e fushatave të marketingut me të gjitha shërbimet grafike dhe multimediale.

Interesat e saj kërkimore kanë të bëjnë me fushën e dizajnit në përgjithesi, si dhe historinë e artit. Pjesa më e madhe e punës së saj ka qenë dizajnimi i shumë shërbimeve grafike, siç janë: logot, librat, revistat, posterat, katalogjet etj., ku vlenë të përmendet dizajnimi i logos për produktin “Silforce” dhe ambalazhin te tjera për Kompaninë gjermane “Dolorgiet”, po ashtu, vlenë të përmendet edhe brandingu i kolegjit ALSS (Academy of Leadership Sciences Switzerland), në Zvicër.

Ajo ka marrë pjesë në tri ekspozita: “Gjon Mili 2010” , “Gjon Mili 2012”, si dhe “Ura me tri harqe”, 2012.

Studimet baçelor dhe master i mbaroi në Departamentin e Dizajnit Grafik, Fakulteti i Arteve në Universitetin e Prishtinës. Në vitin 2013 regjistroi Doktoraturën në Universitetin e Prishtinës,  Fakulteti Filozofik, Histori.

This post is also available in: English