Adresa:

Rr. Universiteti, p.n. 70000 Ferizaj, Republika e Kosovës.

Mob:

+383 44

Web:

ushaf.net

Prof. As. Dr. Ismail Mehmeti

Mësimdhënës

Prof. As. Dr. Ismail Mehmeti  është Mësimdhënës në Universitetin e Shkencave te Aplikuara ne Ferizaj (UShAF), ligjëron lëndët: “Menaxhimi Financiar”, “Vendosje e Produkteve dhe Çmimeve”, si dhe “E Drejta Biznesore”. Profesor Mehmeti është anëtar i komisioneve të ndryshme në kuadër të UShAF dhe është i sistemuar në Këshillin e Fakultetit Menaxhment Industrial, niveli BA.

Para zgjedhjes në detyrën e mësimdhënësit në UShAF, profesor Mehmeti për pesë vite (2013 – 2018) ka qenë mësimdhënës në Kolegjin “Pjetër Budi”, në Prishtinë dhe anëtar i Senatit. Në këtë Kolegj ka ligjëruar lëndët: “Qeverisja dhe Menaxhimi i Korporatave”, “Marrja e Vendimeve Financiare, “Tregjet Financiare Ndërkombëtare”, “Lidershipi”, “Etika në Biznes”, “Tregtia Ndërkombëtare”, “Menaxhimi i Shpedicionit Ndërkombëtar”. Për tri vite në Kolegj ka qenë udhëheqës i programit “Doganë dhe Shpedicion” – niveli MA. Në qershor 2016 ka marrë titullin Prof. As. për lëndët: “Qeverisja dhe Menaxhimi i Korporatave”, “Marrja e Vendimeve Financiare” dhe “Tregjet Financiare Ndërkombëtare”.

Mehmeti për rreth 18 vite ka punuar në Doganën e Kosovës, ku ka kryer detyrën e menaxherit – me fokus në udhëheqjen e aktiviteteve të punëve doganore, në zyrat doganore në kufi dhe në sektorët profesional të Doganës se Kosovës në brendi.

Ai ka botuar Librin “Ligjet ne funksion te Bizneseve” –  Monografi – Prishtine 2022, ka qenë recensent i librit për “Të Drejtën Doganore”, botuar nga Kolegji “Pjetër Budi” – Prishtinë 2014, recensent i librit “Roli i projekteve ne zbatimin e strategjisë se zhvillimit te Kosovës” – Prishtinë 2021, ka marrë pjesë në konferenca shkencore brenda dhe jashtë vendit, ka publikuar punime shkencore në revista të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare, ka qene anëtare i bordit shkencor te konferencës shkencore: “2-nd International conference on Law and Arts, on University “H.Zeka”, Pejë, Kosovë, Nëntor 2020”, ka qene anëtarë i këshillit editorial në Revistën shkencore: “CRC Journal”, ISSN 1857-9744, Maqedoni e Veriut.

Mehmeti ka përfunduar studimet Baçellor (Universiteti i Prishtinës) dhe Master (Universiteti Internacional i Prishtinës), po ashtu, ka të përfunduar studimet e doktoratës për drejtimin juridik – fusha e studimit “E Drejta Biznesore dhe Shkencat Ekonomike” në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”, Fakulteti “Justinjani I” – Shkup, Maqedoni e Veriut.

Ai ka njohuri te mjaftueshme për gjuhen Angleze, Serbe dhe Turke.

This post is also available in: English