Adresa:

Rr. Universiteti, p.n. 70000 Ferizaj, Republika e Kosovës.

Mob:

+383 44

Web:

ushaf.net

Prof. As. Dr. Hysen Sogojeva

Mësimdhënës

Prof. As. Dr. Hysen Sogojeva është Mësimdhënës në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, i zgjedhur në muajin tetor të vitit 2018.

Prej vitit 1983 – 1985 ai ka qenë i punësuar në Gjimnazin “Sami Frashëri ”, në Prishtinë, si Profesor i Gjeografisë, ndërsa nga viti 1985 – 2003, ka qenë Profesor i Gjeografisë në Gjimnazin “Hivzi Sulejmani”, në Fushë Kosovë dhe zv. Drejtor i këtij Gjimnazi nga viti 1990 – 2003.

Në vitin 2003 ka punuar në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, si Zyrtar për Turizëm dhe Hoteleri, ndërsa përgjatë vitit 2004 ishte Udhëheqës i Divizionit të Hotelerisë dhe Standardeve Turistike.

Sogojeva në vitin 2012 është caktuar Kryetar i Komisionit për Klasifikim dhe Kategorizim të objekteve hoteliere, në nivel vendi.

Nga viti 2008 – 2010 ishte ushtrues i detyrës së Drejtorit të Departamentit të Turizmit në MTI.

Gjatë vitit 2011 – 2003 dhe 2017 – 2019 ishte Drejtor i Bordit të Kompanisë “Sport Marketing”, në Prishtinë.

Gjatë vitit 2011, ai ishte ligjërues në Kolegjin “Pjetër Budi”, në Prishtinë dhe përgjegjës i programit “Menaxhim për Turizëm dhe Hoteleri”.

This post is also available in: English