Adresa:
Rr. Universiteti, p.n. 70000 Ferizaj, Republika e Kosovës.
Email:
Mob:
+383 44 172 448
Web:
Mr. Sc. Binaze Jashari
Ligjëruese
Mr. Sc. Binaze Jashari është Ligjëruese në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, e zgjedhur në vitin 2017.
Para zgjedhjes së saj si Ligjëruese në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, znj. Jashari ka qenë Ligjëruese në Shkollën e Lartë Teknike në Ferizaj – Universiteti i Prishtinës, nga viti (1986 – 2005)
Nga viti (2005 – 2017) ishte Ligjëruese në Fakultetin e Shkencave Teknike të Aplikuara – Universiteti i Prishtinës. Ndërsa, në vitin 2009 – 2012 zgjedhet Prodekane për Çështje Mësimore në këtë Faklutet.
Studimet baçelor dhe master i përfundoi në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike -Universiteti i Prishtinës, në vitin 1981.
Studimet Magjistër i Shkencës (Mr. Sc.), i përfundoi në janar të vitit 2005, në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, Universiteti i Prishtinës.
Në vitin 1981 menjëherë pas diplomimit, znj. Jashari ka punuar në organizatën ndërtimore zejtare “Trajko Grkovic”, në Ferizaj. Në vitin 1982 zgjedhet Drejtoreshë (Menaxhere e Lartë) e Fabrikës së Tullave në Ferizaj, ku punon deri në vitin 1986.
Binaze Jashari ka qenë Deputete e Kuvendit të Kosoves në vitin 1989 – 1992.
Me datë 2 korrik 1990, deputetët e Kuvendit e në mesin e tre prej tyre edhe znj. Jashari, para Kuvendit të Kosovës e shpallin Deklaratën Kushtetuese për Kosovën Republikë.
Me 7 shtator në Kaçanik, në mbledhjen e Kuvendit nënshkruan aprovimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Nga Presidenti i Republikës së Kosovës Fatmir Sejdiu, me 2 korrik 2010 në Kuvendin e Prishtinës, znj. Jashari është dekoruar për kontributin e dhënë si deputete me “Medaljen e Artë për Pavarësi”.
Mr. Sc. Binaze Jashari shkruan dhe flet mirë gjuhen serbo-kroate.
This post is also available in: English