Adresa:

Rr. Universiteti, p.n. 70000 Ferizaj, Republika e Kosovës.

Mob:

+383 44 186 196

Web:

ushaf.net

Prof. As. Dr. Aziz Rexhepi

Mësimdhënës

Prof. As. Dr. Aziz Rexhepi është Mësimdhënës në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, në lëndët e Menaxhmentit dhe Ekomomisë, nga viti 2018.

Në vitet 2017/2018 ka punuar Profesor i rregullt në Kolegjin Universitar  “UBT”, Prishtinë. Në vitin 2013 është emëruar Drejtor i Shkollës së Mesme Ekonomike “Faik Konica”, në Ferizaj. Në vitin 2011-2014 ka qenë Ligjërues në Kolegjin Universitar “Vizioni për Arsim”, në Ferizaj. Ai ka qenë hartues i planë-programeve për shkollat e kompetencave (Shkolla e Kompetencës në Prizren) në kuadër të MASHT-it, në vitin 2012. Që nga viti 2005 ka qenë mësimdhënës i lëndeve të Ekonomisë në Shkollën e Mesme të Ekonomisë, në Ferizaj. Ka udhëhequr Biznesin Privat në qytetin e Ferizajt dhe fshatin Komogllavë, në vitin 1992. Ndërsa, në vitin 1985 deri në fillim të vitit 1991, ka qenë udhëheqës i Shërbimit Komercial në kuadër të Kombinatit Bujqësor Industrial, Organizata Themelore Tregëtia në Ferizaj, ku gjatë asaj kohe nga Drejtoria Gjenerale është caktuar Themelues i Kooperativës “Komogllava” në Komogllavë.

Ai ka të përfunduara mbi 30 seminare dhe trajnime të ndryshme në lëmin e arsimit dhe të Biznesit, si në: Kulturë Kontakt Austria, Evropean Business Competence Licence. Ka marrë certifikatë akreditimi nga Ministria e Tregëtisë dhe Industrisë si trajner i akredituar i Skemës së Këshillimeve dhe Trajnimeve mbi bazën e Vauqerve. Në trajnimin për mentorim dhe vlerësim nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve, ai ka marr certifikatë nga Universiteti i Agrokulturës i Krakovës (Poloni) dhe IFDC në marketing, etj.

Ai ka të publikuara 11 punime shkencore në Konferenca dhe me impakt- faktor në Angli, Spanjë, Rumani, Sllovaki, Shqipëri, Maqedoni dhe në Kosovë.

Flet gjuhën shqipe, kroate, angleze dhe serbe.

This post is also available in: English