Agron Bajraktari

Rektor/Profesor i rregullt
Adresa:

Rr. Universiteti, p.n. 70000 Ferizaj, Republika e Kosovës.

Prof. Dr. Dr. Dr. DI Agron Bajraktari, MSc., MBA

Rektor

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Salzburg, Austri
Arkitekturë e Gjelbër dhe Dizajni i Interierit
Post Doc.

Universiteti i Nigde Omer Halisdemir, Turqi,
Administrim Biznesi
Dr. Sc.

Universiteti i Lisbonës, Portugali
Inxhinieri e Pylltarise dhe Burime Natyrore
Dr. Sc.

Universiteti Bujqësorë i Tiranës, Fakulteti i Shkencave Pyjore, Departamenti i Industrisë së Drurit
Industri e Drurit – Tharje Druri
Dr. Sc.

Universiteti Staffordshire, Angli
Administrim Biznesi
Mr.Sc.

Universiteti Bujqësorë i Tiranës, Fakulteti i Shkencave Pyjore, Departamenti i Industrisë së Drurit
Industri e Drurit – Tharje Druri
Mr.Sc.

Universiteti Bujqësorë i Tiranës, Fakulteti i Shkencave Pyjore
Industri e Drurit – Përpunim Druri
Inxhinier i Diplomuar i Industrisë së Drurit

Për më tepër

Prof. Dr. Agron Bajraktari është Rektor i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, të cilit nga data 10.06.2020 i është besuar ky mandatë për herë të dytë, e gjithë kjo vjen pas sukseseve dhe arritjeve të mëdha të cilat i ka realizuar në mandatin e parë. Rektori Bajraktari njëkohësisht ka qenë edhe si rektor themelues i Universitetit, i zgjedhur më 7 mars 2016 nga Këshilli Drejtues i asaj periudhe, ndërsa detyrën e Rektorit e mori më 15 mars 2016. Ai është anëtar i Konferencës së Rektorëve të Universiteteve Publike të Kosovës dhe Kryetar i Këshillit Drejtues të Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve.

Para zgjedhjes së tij Rektor, Bajraktari ka qenë Prorektor në Universitetin e Prishtinës (2012-2014), anëtar i Bordit Drejtues të Universitetit të Mitrovicës (2013-2016), si dhe Këshilltar Politik në fushën e pylltarisë në Qeverinë e Kosovës (2008-2012).

Në vitin 2004 u zgjodh Koordinator i ECTS dhe Zhvillimit Akademik. Ndërsa, në vitin 2006 u zgjodh Shef i Departamentit të Përpunimit të Drurit. Pastaj, Bajraktari u zgjodh Dekan i Fakultetit të Shkencave Teknike të Aplikuara në Ferizaj pranë Universitetit të Prishtinës në vitin 2006, si dhe u rizgjodh për mandatin e tij të dytë në vitin 2009.

Bajraktari është zgjedhur Ligjërues në Universitetin e Prishtinës në vitin 2003, ndërsa në vitet në vazhdim, Universiteti i Prishtinës e zgjodhi z. Bajraktarin Profesor Asistent, në vitin 2011 Profesor i Asocuar dhe së fundi, në korrik të vitit 2016 u zgjodh Profesor i Rregullt (thirrja më e lartë universitare që mund të merret në Kosovë).

Ai ka mbi 140 prezantime në konferenca të ndryshme ndërkombëtare (në Amerikë, Argjentinë, Brazil, Kinë, Japoni, Korenë e Jugut, Rusi dhe pothuajse në të gjitha shtetet evropiane). Gjithashtu, ka publikuar punimet e tij në revista të njohura ndërkombëtare me recension ndërkombëtar dhe impakt faktor, e po ashtu, recensent në 6 revista ndërkombëtare dhe anëtar i organizatave më të rëndësishme në botë në fushën e pylltarisë dhe industrisë së drurit. Gjithashtu, pjesëmarrës në shumë komitete shkencore dhe ngjarje të ndryshme nga fusha e tharjes së drurit.

Prof. Dr. Agron Bajraktari ka publikuar tre libra nga fusha e tij e studimit (2 monografi dhe 1 libër universitar).

Studimet bachelor dhe master i mbaroi në Departamentin e Industrisë së Drurit – Fakulteti i Shkencave Pyjore në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Në vitin 2004 e mori titullin Doktor i Shkencave, ndërsa ka vazhduar për të dytën herë me studimet master në fushën e ekonomisë (MBA) pranë Universitetit Staffordshire në Angli. Në vitin 2018 përfundoi studimet e doktoraturës të dytë në Universitetin e Lisbonës në Portugali dhe doktoraturën e tretë e ka përfunduar në Universitetin e Nigde Omer Halisdemir në Turqi, në fushën e Administrimit të Biznesit. Po ashtu në dhjetor të vitit 2022, ka përfunduar studimet post dokoraturë në fushën e arkitekturës së gjelbër dhe dizajnit të interierit në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Salzburg, Austri.

This post is also available in: English