Nën moton “Bëje kampion Universitetin”, studentët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), kanë përmbyllur me sukses Ligën Universitare të Kosovës, duke marrë vendin e parë në Pingpong dhe vendin e tretë në Futsal.

Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari theksoi rëndësinë që kanë gara të tilla në avancimin e sportit universitar, por edhe për afirmimin e sportit në përgjithësi. Ai tha se ka qenë emocionuese kjo ligë universitare për të dhe studentët pjesëmarrës, ndërsa i uroi studentët, të cilët kudo që marrin pjesë, e bëjnë krenar gjithë Universitetin.
Ndërsa, u.d. presidenti i Federatës së Sporteve Universitare të Kosovës, z. Gani Ibrahimi, i përgëzoi studentët për disiplinën e shfaqur, ndërkaq falënderoi ekipin përgjegjës për organizim të garave.
Pjesëmarrës në Ligën Universitare të Kosovës ishin studentë të universiteteve publike e private të Kosovës, të cilët garuan në disiplina të ndryshme.
Nga UShAF në pingpong ishin studentët: Florentina Qorrolli, Eduela Sadrija, Alma Hoxha. Ndërsa në Futsall: Egzon Rexhepi, Bleron Azemi, Valmir Islami, Veron Kolshi, Vlerson Sadiki, Rilind Maksuti, Leon Azemi, Shkelqim Azemi, Bashkim Leka, Fatgzon Tifeku, Lorent Koxha, Enis Raka, Ardit Axhami.
Ligat Universitare janë organizim tradicional dhe në vitin e ri akademik do të fillojë sezoni e III-të i saj dhe sponsor gjeneral i Ligave Universitare është Al-Trade Center. Ligat Universitare janë mbështetur edhe nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

This post is also available in: English