Në kuadër të pjesës praktike, në lëndën CAD & Realitetit Virtual, studentët e vitit të II-të Fakultetit të Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit, punimet e punuara në mënyrë virtuale, arritën ti printojnë në printerët 3 dimensional.

Nën përkujdesjen e Prof. As. Dr. Rrahim Sejdiu, i cili është mësimdhënës i lëndës, studentët vizatuan punimet e tyre në programet kompjuterike dhe pastaj me anë të printerëve 3D arritën që të krijojnë modele reale. Kjo u realizua falë teknologjive të fundit të cilat UShAF i ka instaluar në laboratorin INLAB.
Gjatë realizimit praktik, studentët ishin të entuziazmuar me realizimin e punimeve virutale në modele reale.