Stafi Akademik dhe Studentët për mobilitet nga UShAF

Lajmet nga Stafi Akademik & Studentët për mobilitet në UShAF

Në kuadër të partneritetit me programin Erasmus+, përfaqësues të administratës së UShAF, po qëndrojnë në Varshavë

Në kuadër të Punëtorisë që po mbahet në këtë javë në Varshavë të Polonisë, të titulluar “Java e stafit administrativ”, e organizuar nga Universiteti i Ekologjisë dhe Menaxhmentit, po qëndrojnë zyrtarët e administratës së UShAF, z. Azem Jashari – Sekretar i Përgjithshëm i UShAF dhe z. Armend Hysa, zyrtar i shërbimit të studentëve. This post…

Rektori Bajraktari po qëndron në Universitetin e Ekologjisë dhe Menaxhmentit në Varshavë

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, z. Agron Bajraktari dhe prorektori për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Sigurim të Cilësisë, z. Bujar Pira, po qëndrojnë në Universitetin e Ekologjisë dhe Menaxhmentit në Varshavë të Polonisë, si rezultat i bashkëpunimit ndëruniversitar që UShAF ka me këtë Universitet (në kuadër të programit Erasmus+). This post is…

Studentët e UShAF për studime semestrale qëndrojnë në Universitetin e Ekologjisë dhe Menaxhmentit në Varshavë

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj filloi realizimin e Marrëveshjes, të cilën e bëri kohë më parë me Universitetin e Ekologjisë dhe Menaxhmentit në Varshavë të Polonisë, në kuadër të programit Erasmus+. Qëllimi i këtij bashkëpunimi është, shkëmbimi i përvojave universitare në mes të studentëve, stafit akademik dhe stafit administrativ. This post is also…

“Falë angazhimit të menaxhmentit, stafit akademik dhe administrativ të UShAF, unë po ndjekë studimet në Universitetin e Ekologjisë dhe Menagjmentit në Varshavë, përkatësisht në profilin Arkitekturë e Interierit. Sistemi i mësimit këtu është shumë i kuptueshëm, mirëpo ajo çfarë po na ndihmon më së shumti është vetë prania në këtë pjesë të Evropës, si dhe mundësia për të parë nga afër dhe analizuar arkitekturën, stilet e interiereve që mbizotërojnë në këto qytete.

Lorita Rama
Studente në Fakultetin e Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit

Lista e Marrëveshjeve Ndërkombëtare

Zyra për Marrëdhënie Ndërkombëtare

Prof. Dr. Bujar Pira 

Prorektor për Marëdhënie me Jashtë dhe Sigurim të Cilësisë [email protected]

Fatime MUSliu

Zyrtare për Marrëdhënie Ndërkombëtare në UShAF [email protected]

 

This post is also available in: English