Shpëtim Hasallari, absolvent në Fakultetin e Inxhinierisë dhe Informatikës në drejtimin Inxhinieri Industriale me Informatikë, tashmë është staf i KICK Engineering & Manufacturing Kosovo.

Shpëtimi thot se rrugëtimit të tij profesional i është rritur vlera fal mundësisë së dhënë nga kompania gjermane KICK Group (https://kickgroup.de/), ku si një i ri kishte fatin të jetë njëri prej anëtarëve të kësaj kompanie në fushën e dizajnimit dhe inxhinierisë.
Gjithashtu, ai thekson faktin se përgaditja shkencore dhe profesionale që ka marr në fakultetin e tij për një kohë kaq të shkurtër, e ka ndihmuar tej mase në zhvillimin e tij, ndërsa angazhimi në kompani i jep hapësirë për të elaboruar dhe integruar aspektet teorike me ato praktike.
“Falë dëshirës dhe vullnetit për t’u përkushtuar në inxhinieri, besoj që dhe sukseset do të na shoqërojnë gjatë gjithë kohës, andaj ju inkurajoj që ta duani punën tuaj dhe të shijoni secilin moment dhe periudhë të studimeve tuaja pasi që me punën që po bëhet, mund të them se UShAF po hapë rrugë të reja për studentët në zotërimin e aftësive, përmes të cilave unë po ndjek ëndërrat e mija dhe besoj fuqishëm se çdo student do ta gjejë lehtë veten në tregun e punës. Falë stafit të mrekullueshëm akademik të UShAF, punës së pa lodhshme, angazhimit maksimal dhe dëshirës së tyre për të nxjerrë profesionistë nga Universiteti, unë sot gëzoj edhe vendin e punës, si inxhinier, diçka e fituar nga bagazhi i mirë i punës teorike dhe praktike në UShAF”, thot Shpëtimi

This post is also available in: English