Njoftohen kandidatët e pranuar në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, në afatin e parë të konkursit për vitin akademik 2020/2021 se regjistrimin duhet t’a bëjnë me datën 08.10.2020 dhe 09.10.2020 duke filluar nga ora 09.00 deri 16.00.

Kandidatët e pranuar me rastin e regjistrimit duhet të paraqesin:

a) Fletëregjistrimin e plotësuar, i cili merret me rastin e regjistrimit

b) Dy fotografi (formati 4.5x 6 cm), të cilat duhet të jenë sipas normave dhe rregullave për dokumente personale.

c) Studentët shtetas të Republikës së Kosovës që fillojnë studimet në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, vitin e parë e kanë falas.

d) Pagesa për semestër për studentët që nuk janë shtetas të Republikës së Kosovës, do të jetë në lartësi prej 25 € për studime të rregullta.

Kandidatët të cilët nuk arrijnë të bëjnë regjistrimin sipas afatit të lartëshënuar, regjistrimin mun t’a bëjnë me datën 11.10.2020. Jashtë këtij afati kandidatët e pranuar nuk mund të regjistrohen dhe i humbet e drejta e studimeve.

Kanditatët e pakënaqur me rezultatin, mund të parashtrojnë ankesë me datën 05.10.2020 dhe 06.10.2020 nga ora 09.00 deri 16.00 në Zyrën e Administratës Qendrore.

Rrezultatet preliminare baçelor- 2020/2021

  1. Dizajn Grafik dhe Multimedia
  2. Menaxhment i Turizmit dhe Hotelerisë
  3. Arkitekturë e Interierit dhe Dizajn i Mobileve
  4. Dizajn dhe Konstruksionet e Produkteve të Drurit
  5. Inxhinieri Industriale me Informatikë
  6. Menaxhment Industrial