Njoftohen kandidatët e pranuar në nivel Baçelor dhe Master të Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, në afatin e parë të konkursit për vitin akademik 2022/2023 se regjistrimin duhet t’a bëjnë me datën 25.07.2022 dhe 26.07.2022 duke filluar nga ora 09.00 deri 16.00.

Kandidatët e pranuar me rastin e regjistrimit duhet të paraqesin:

a) Fletëregjistrimin e plotësuar, i cili merret me rastin e regjistrimit

b) Dy fotografi (formati 4.5x 6 cm), të cilat duhet të jenë sipas normave dhe rregullave për dokumente personale.

Kandidatët të cilët nuk arrijnë të bëjnë regjistrimin sipas afatit të lartëshënuar, regjistrimin mund t’a bëjnë me datën 28.07.2022. Jashtë këtij afati kandidatët e pranuar nuk mund të regjistrohen dhe i humbet e drejta e studimeve.

Rrezultatet përfundimtare baçelor- 2021/2022

Rrezultatet përfundimtare master- 2021/2022