Njoftohen kandidatët e pranuar në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, në afatin plotësues të konkursit për vitin akademik 2021/2022 se regjistrimin duhet t’a bëjnë me datën 30.09.2021 dhe 01.10.2021 duke filluar nga ora 09.00 deri 16.00.

Kandidatët e pranuar me rastin e regjistrimit duhet të paraqesin:

a) Fletëregjistrimin e plotësuar, i cili merret me rastin e regjistrimit

b) Dy fotografi (formati 4.5x 6 cm), të cilat duhet të jenë sipas normave dhe rregullave për dokumente personale.
c) Studentët shtetas të Republikës së Kosovës që fillojnë studimet në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, vitin e parë e kanë falas.

d) Pagesa për semestër për studentët që nuk janë shtetas të Republikës së Kosovës, do të jetë në lartësi prej 25 € për studime të rregullta.

Kandidatët të cilët nuk arrijnë të bëjnë regjistrimin sipas afatit të lartëshënuar, regjistrimin mund t’a bëjnë me datën 04.10.2021. Jashtë këtij afati kandidatët e pranuar nuk mund të regjistrohen dhe i humbet e drejta e studimeve.

Kanditatët e pakënaqur me rezultatin, mund të parashtrojnë ankesë me datën 28.09.2021 nga ora 08.00 deri 16.00 online përmes Sistemit të Menaxhimit Universitar (SMU) dhe ankesa dërzohet në Zyrën e Administratës Qendrore.

Rrezultatet përfundimtare baçelor- 2021/2022

1. Informatika e Aplikuar;

2. Dizajn Grafik dhe Multimedia;

3. Menaxhment i Turizmit dhe Hotelierisë;

4. Arkitekturë e Interierit dhe Dizajn i Mobilieve;

5. Dizajni dhe Konstruksionet e Produkteve të Drurit;

6. Inxhinieri Industriale me Informatikë;

7. Menaxhment Industrial.