Studentja Rinore Caka, e diplomuar në programin Dizajni dhe Konstruksionet e Produkteve nga Druri, program që ofrohet në kuadër të Fakultetit të Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit, vazhdon rrugëtimin e saj të suksesshëm edhe në studimet Master. Ajo krahas këtij rrugëtimi ka arritur të gjejë veten si kontraktore e pesë ndërmarrjeve prodhuese të mobilieve në vend.

Sipas Rinores, programi i studimeve që ajo ka mbaruar është program, i cili jep mundësi të shumta punësimi dhe meqenëse është i vetmi program i këtij lloji në Kosovë, është shumë i kërkuar nga tregu vendor.

Falë përkushtimit tim të madh gjatë studimeve dhe njohurive të fituara në programin e studimit Dizajni dhe Konstruksionet e Produkteve nga Druri, kam arritur që sot të jem kontraktore me pesë ndërmarrje që merren me prodhimin e mobilieve. Shumë do të doja të shërbeja si udhëzuese e të rinjëve tanë të pa orientuar deri tani se ku të studiojnë. Programi ku unë kam studiuar ofron mundësi të madhe punësimi si dizajner, menaxher i linjave të prodhimit dhe operator i makinerisë moderne CNC”, thot Rinorja.

Rinorja arrinë suksesshëm të përgatisë projekte të ndryshme arkitektonike për tregun vendor dhe ndërkombëtar si: “Kashtanjeva Dekor”, Mobileria “Melina”, “Archit Studio” dhe “Teo Furniture”.

Ajo shprehet e kënaqur me punën që bën dhe thot që së shpejti do të formojë edhe ekipën e saj, me ç`rast do të rrisë kapacitetet e punës në kryerjen e shërbimeve projektuese të këtyre ndërmarrjeve.