Njoftohen kandidatët e pranuar në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, në afatin e plotësues të konkursit për vitin akademik 2020/2021 se regjistrimin duhet t’a bëjnë me datën 29.10.2020 dhe 30.10.2020 duke filluar nga ora 09.00 deri 16.00.

Kandidatët e pranuar me rastin e regjistrimit duhet të paraqesin:

a) Fletëregjistrimin e plotësuar, i cili merret me rastin e regjistrimit

b) Dy fotografi (formati 4.5x 6 cm), të cilat duhet të jenë sipas normave dhe rregullave për dokumente personale.

c) Fletëpagesën e cila shkarkohet nga interneti në shumën prej 150 € për një semestër pagesa bëhet në njërën nga bankat afariste.

Kandidatët të cilët nuk arrijnë të bëjnë regjistrimin sipas afatit të lartëshënuar, regjistrimin mund t’a bëjnë me datën 02.11.2020. Jashtë këtij afati kandidatët e pranuar nuk mund të regjistrohen dhe i humbet e drejta e studimeve.

Kandidatët e pakënaqur me rezultatin, mund të parashtrojnë ankesë me datën 27.10.2020 nga ora 10.00 deri 16.00 online përmes Sistemit të Menaxhimit Universitar (SMU) dhe ankesa dërzohet në Zyrën e Administratës Qendrore

Rrezultatet finale Master 2020/2021

  1. Arkitekturë dhe Dizajn i Interierit me Prodhime nga Druri
  2. Inxhinieria dhe Informatika