Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara ne Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Zhvillim Rajonal, e cila u mbajt me 24 dhe 25 Mars 2022, në Prishtinë dhe u organizua nga Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZhR).

I ftuar si panelist për të ndarë me pjesëmarrësit eksperiencat dhe idetë mbi rolin që UShAF luan në zhvillimin socio-ekonomik të vendit, Rektori Bajraktari duke falënderuar nikoqirin e Konferencës, Ministrin e MZhR, z.Fitim Damka dhe pjesëmarrësit tjerë, i njoftoi ata mbi funksionimin e përgjithshëm të Universitetit, bashkëpunimin me industrinë, rolin që universiteti ka në zhvillimin e inovacioneve në biznese, si dhe përshtatjen e programeve me nevojat e tregut, duke kontribuar kështu në ekonominë rajonale dhe më gjerë.
Pjesëmarrës në Konferencë ishin politikëbërësit, vendimmarrësit, organizatat kontribuese, donatorët nga vendi e rajoni dhe disa vende të BE-së, ndërsa nga UShAF, Rektori u shoqërua nga:
Prorektorja Prof. As. Dr. Fakije Zejnullahu, Dekanët: Prof. As. Dr. Bashkim Çerkini dhe Prof. As. Dr. Petrit Hasanaj, si dhe Prof. As. Dr. Hysen Sogojeva dhe një grup studentësh i Universitetit.

This post is also available in: English