Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Kosovës lansuan sot raundin e 13-të të Programit të Bursave për Master të BE-së, njoftojnë hapjen e ardhshme të Raundit XIII të Aplikimeve në programin “Young Cell Scheme”, programi i BE-së për bursa pasuniversitare për qytetarët e Kosovës, i cili synon të përmirësojë punën e administratës publike dhe shërbimet që ajo ofron për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, duke ofruar arsim të lartë për nëpunësit e tanishëm dhe të ardhshëm civilë.

Aplikantëve të suksesshëm do t’u ofrohet mundësia për të studiuar në një program Master një ose dy-vjeçar në një universitet në një shtet anëtar të BE-së. Gjuha e punës e Programit të Bursave është vetëm anglishtja.

YCSXIII_Pre-notice