Njoftohen studentët, stafi akademik dhe administrativ i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), se me vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës, mësimi në të gjitha institucionet e arsimit të lartë kalon tërësisht në mënyrë virtuale (online).

Mësimi në mënyrë virtuale do të zhvillohet nga data 6 prill deri me datë 18 prill 2021. Për informata tjera do të njoftoheni me kohë.

Me shpresën se do të rikthehemi së shpejti në objektin e Universitetit, luten të gjithë studentët që të kyqen sa më shumë në ligjëratat online, në mënyrë që kjo gjendje të mos ndikoj në cilësinë e studimeve.