Njoftohen studentët dhe stafi akademik i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), se duke pasur parasysh situatën pandemike në vend dhe vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, nga dita e hënë, datë 26 prill 2021, mësimi do të zhvillohet në mënyrë të kombinuar: virtuale (online) përmes Platformës Miscrosoft Teams dhe fizike me prani në Universitet.
Sapo të pranojmë Udhëzuesin e përkohshëm për aplikimin e masave për parandalimin dhe luftimin e COVID-19 në Institucionet e arsimit të lartë, nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, do të keni në ueb faqen e Universitetit orarin e ri, i cili do të përgatitet në përputhshmëri me këtë Udhëzues.