Njoftohen të gjithë të rinjt që dëshirojnë të bëhen pjesë e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) dhe të cilët kanë vështirësi gjatë aplikimit, se mund të kyqen në linkun ushaf.net/apliko dhe të kryejnë aplikimin.

Programet të cilat janë në dispozicion të të rinjve në këtë afat të konkursit në nivelin bachelor janë:

  1. Informatika e Aplikuar;
  2. Dizajn Grafik dhe Multimedia;
  3. Menaxhment i Turizmit dhe Hotelierisë;
  4. Arkitekturë e Interierit dhe Dizajn i Mobilieve;
  5. Dizajni dhe Konstruksionet e Produkteve të Drurit;
  6. Inxhinieri Industriale me Informatikë;
  7. Menaxhment Industrial.

Ndërsa, në nivelin master janë të hapura këto programe:

  1. Arkitekturë dhe Dizajn i Interierit me Prodhime nga Druri;
  2. Menaxhimi dhe Inovacioni në Turizëm:
  3. Inxhinieria dhe Informatika.

Ju kujtojmë se afati i fundit për aplikim online është data 24.08.2021, në ora 16:00. Ndërsa, dorëzimi i dokumentacionit fizik vetëm për kandidatët të cilët kanë aplikuar online do të bëhet prej datës 23.08.2021 deri më datën 28.08.2021 (dokumentet do të pranohen çdo ditë, me përjashtim të të dielave). Gjatë kësaj periudhe gjithashtu do të bëhet verifikimi i dokumentacionit nga personeli i administratës.