Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), njofton të gjithë të interesuarit se me datë 12. 09. 2022 (e hënë) do të hapë konkursin plotësues për pranim të studentëve të rinj në studimet bachelor dhe master për vitin akademik 2022/2023.

Programet, të cilat do të jenë të hapura për të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e UShAF janë:

Në nivelin Bachelor për të rinjt do të jenë të hapura këto programe:

  • Dizajn Grafik dhe Multimedia (vetëm për kandidatët nga komuniteti jo shumicë, si dhe nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci, Medvegja);
  • Menaxhment i Hotelierisë dhe Turizmit;
  • Informatika e Aplikuar;
  • Menaxhimi i Biznesit dhe Ndërmarrësia;
  • Arkitekturë e Interierit dhe Dizajn i Mobileve;
  • Dizajni dhe Konstruksionet e Produkteve nga Druri;
  • Inxhinieri Industriale me Informatikë;

Ndërsa, në nivelin Master do të jenë në dispozicion të të rinjve këto programe:

  • Arkitektura e Gjelbër dhe Dizajni i Interierit;
  • Menaxhimi dhe Inovacioni në Turizëm (vetëm për kandidatët nga komuniteti jo shumicë, si dhe nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci, Medvegja);
  • Inxhinieria dhe Menaxhimi i Prodhimit;

Për të pritur studentët e rinj, UShAF i ka bërë të gjitha përgatitjet dhe është i gatshëm për fillimin e vitit të ri akademik.

Të gjitha programet realizohen me mësimdhënës kompetentë, punë praktike në ndërmarrje, mundësi të shumta mobiliteti dhe aktivitete të tjera me rëndësi për përgatitjen e duhur profesionale dhe kompetenca të larta për tregun e punës.