Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), ju njofton se këtë vit akademik konkursi për studentë të rinjë për vitin akademik 2021/22, do të hapet gjatë muajit gusht ose shtator.

UShAF dhe të gjitha Universitetet Publike të Kosovës janë në pritje të akreditimit dhe riakreditimit të programeve të tyre, për të vazhduar pastaj me hapjen e konkursit për studentë të rinjë.

Këshilli Shtetëror i Cilësisë ende nuk ka përmbyllur këtë proces dhe sapo të kemi vendimet e tyre, do të dalim me një njoftim të ri.