Njoftohen studentët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) se nga data 16.02.2022, do të fillojë procesi mësimor për semestrin veror të vitit akademik 2021/22, për të dyja nivelet e studimeve (bachelor dhe master).

Universiteti ka bërë përgatitjet e duhura për fillimin e këtij semestri dhe ligjëratat do të zhvillohen duke iu përmbajtur vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës dhe rekomandimeve të Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike.

Orarin e ligjëratave për semestrin veror 2021/22, e gjeni të publikuar në ueb faqe.