Albanian
  • Rr. Universiteti, Ferizaj, Kosovë
  • +381(0) 290 310 010
Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj – University of Applied Sciences in Ferizaj
  • USHAF
    • Historiku
    • Misioni, Vizioni dhe Vlerat
    • Këshilli Drejtues
    • Rektori
    • Prorektorët
      • Prorektori për Mësim, Shkencë dhe çështje Studentore
      • Prorektori për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Sigurimi të Cilësisë
      • Prorektor për Buxhet, Financa, Asete dhe Infrastrukturë
      • Prorektore për Digjitalizim, Inovacion dhe Teknologji të Informacionit
      • Prorektor për Bashkëpunim me Industri, Punë Praktike dhe Aktivitete Komerciale
    • Sekretari i Përgjithshëm
    • Senati
    • Stafi Akademik
    • Administrata
    • Bordi Industrial
    • Dokumente dhe Manuale
    • Rregullore
  • Fakultetet
    • Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikë
    • Fakulteti i Turizmit dhe Ambientit
    • Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit
    • Fakulteti i Menaxhimit
    • Fakulteti i Arteve të Aplikuara
  • Studentët
    • e-Shërbimet
      • SMU (Sistemi i Menaxhimit Universitar)
      • SEMS
      • e-Mail
    • Parlamenti Studentor
    • Biblioteka/e-Biblioteka
      • Cambridge Core
      • ASTM COMPAS
      • Edward Elgar Publishing
      • EIFL/MSP Journals
      • Plagiarism and e-library – Perlego
      • EBSCO
      • PlagiarismCheck
  • Lajme
  • Erasmus+
    • Projektet
      • Euforia
      • CTPCIE “Creating Theory to Practice Centres for Innovation and Employment’ funded from Erasmus+
      • ResearchCult
      • STAND
    • Mobilitetet
      • Stafi Akademik dhe Studentët për mobilitet nga UShAF
  • Galeri
  • Kontakt
  • USHAF
    • Historiku
    • Misioni, Vizioni dhe Vlerat
    • Këshilli Drejtues
    • Rektori
    • Prorektorët
      • Prorektori për Mësim, Shkencë dhe çështje Studentore
      • Prorektori për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Sigurimi të Cilësisë
      • Prorektor për Buxhet, Financa, Asete dhe Infrastrukturë
      • Prorektore për Digjitalizim, Inovacion dhe Teknologji të Informacionit
      • Prorektor për Bashkëpunim me Industri, Punë Praktike dhe Aktivitete Komerciale
    • Sekretari i Përgjithshëm
    • Senati
    • Stafi Akademik
    • Administrata
    • Bordi Industrial
    • Dokumente dhe Manuale
    • Rregullore
  • Fakultetet
    • Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikë
    • Fakulteti i Turizmit dhe Ambientit
    • Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit
    • Fakulteti i Menaxhimit
    • Fakulteti i Arteve të Aplikuara
  • Studentët
    • e-Shërbimet
      • SMU (Sistemi i Menaxhimit Universitar)
      • SEMS
      • e-Mail
    • Parlamenti Studentor
    • Biblioteka/e-Biblioteka
      • Cambridge Core
      • ASTM COMPAS
      • Edward Elgar Publishing
      • EIFL/MSP Journals
      • Plagiarism and e-library – Perlego
      • EBSCO
      • PlagiarismCheck
  • Lajme
  • Erasmus+
    • Projektet
      • Euforia
      • CTPCIE “Creating Theory to Practice Centres for Innovation and Employment’ funded from Erasmus+
      • ResearchCult
      • STAND
    • Mobilitetet
      • Stafi Akademik dhe Studentët për mobilitet nga UShAF
  • Galeri
  • Kontakt

Në UShAF u mbajt dita informuese e programit Erasmus+

  • 18 Dhjetor, 2018
  • Posted by: admin
  • Category: Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikë Fakulteti i Menaxhimit Fakulteti i Turizmit dhe Mjedisit
Pa Komente

Përfaqësuesja e Zyrës së Erasmus+ për Kosovë, znj. Blerinë Zjaça – Osmani, mbajti një takim informues për stafin akademik, administrativ dhe studentët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF).

Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari dhe prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Prof. Dr. Bujar Pira, e falënderuan znj. Zjaça për këtë ditë informuese, e cila sipas tyre është shumë e rëndësishme, sepse studentët do të informohen për krijimin e mundësive për mobilitet, e cila përveç tjerash do të ndikoj edhe në ngritjen e cilësisë së arsimit të lartë në Kosovë.

Prorektori Pira, foli për të arriturat në kuadër të këtij Programi, projektet e realizuara dhe suksesin e studentëve që kanë qenë pjesë e mobilitetit në Universitete të Polonisë, gjë që e ka radhitur UShAF në njërin ndër partnerët më të përkushtuar.

Znj. Zjaça para të pranishmëve foli rreth programit Erasmus+, mundësitë që i ofron ky program për institucionet e arsimit të lartë nga vendet partnere, mundësitë e shkëmbimeve afatëshkurtëra, studimet e plota të nivelit master, përfitimet nga këto mundësi, mënyrën e aplikimit, etj.

Ndërsa, studenetja e UShAF, Lorita Rama, e cila ka qëndruar për një semestër në Universitetin e Ekologjisë dhe Menaxhmentit në Varshavë të Polonisë, foli për eksperiencën e saj gjatë qëndrimit në këtë Universitet dhe porositi studentët që të përfitojnë nga kjo mundësi që po ua ofron Universiteti.

“Isha me fat dhe e nderuar që kam qenë përfituese e bursës së mobilitetit. Ishte e vështirë që të ambientohemi me studentë nga vende me kultura dhe zakone të ndryshme nga ne, mirëpo falë programit Erasmus+, jo vetëm që kemi arrit të përshtatemi por arritëm edhe të mësojmë më shumë rreth tyre, gjë që ka ndikuar që jo vetëm të përfitojmë njohuri akademike por edhe më tej. Po ashtu, ishte emocionuese për ne studentet e mobilitetit, sepse na u dha mundësia që të udhëtojmë dhe të vizitojmë 12 shtete të Evropës”, theksoi Lorita.

Erasmus+ është programi më i ri arsimor i Bashkimit Evropian që synon modernizimin e sistemeve arsimore dhe përshtatjen e tyre me nevojat e tregut të punës dhe të një bote në ndryshim të vazhdueshëm. Erasmus+ bashkon në një ombrellë të vetme shtatë programet e mëparshme arsimore të BE-së duke lehtësuar orientimin e përfituesve dhe rregullat e pjesëmarrjes.

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Calendar

Maj 2022
H M M E P S D
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031  
« Pri    

Custom Sidebar For teachers Page

Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!

Three recent blog posts
  • FTESË 20 Maj, 2022
  • Ftesë për pjesëmarrje në Universitetin Veror Ndërkombëtar të Prishtinës 19 Maj, 2022
  • Thirrje e hapur për Mobilitet nga Universiteti i Ekologjisë dhe Menaxhmentit, Varshavë 12 Maj, 2022

Rreth Nesh

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) është themeluar në korrik 2015 nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, pas një tradite 40 vjeçare të profesionale të Fakultetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, pjesë e Universitetit të Prishtinës.

Rrjetet Sociale

Kontakt

  • Rr. Rexhep Bislimi, 70000 Ferizaj, Republika e Kosovës
  • +381(0) 290 310 010
  • +381(0) 290 310 013
  • info@ushaf.net
Footer logo
© 2020 Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj
  • USHAF
  • Lajme
  • Administrata
  • Bordi Industrial
Search