Menaxhimi dhe Inovacioni në Turizëm – Master

Menaxhimi dhe Inovacioni në Turizëm – Master

Programi Menaxhimi dhe Inovacioni në Turizëm, i cili ofrohet në ciklin e dytë, pra në master, fokusohet në zhvillimin e kuadrove të profesionalizuara në fushën e menaxhimit të inovacioneve në turizëm dhe hoteleri, me qëllim të zhvillimit dhe avancimit te kësaj fushe në Kosovë, si dhe integrimit në tregun e punës brenda dhe jashtë vendit.

Qëllimi
Programi ka për qëllim të përgatisë studentë me shkathtësi adekuate në fushën e menaxhimit të inovacioneve në turizëm dhe hoteleri, me qëllim që të ndikojë në zhvillimin dhe avancimin e kësaj fushe në Kosovë, po edhe të përgatisë kuadro që do të mund të integroheshin edhe në tregun botëror të punës.

Objektivat e përgjithshme
Që studentët në të ardhmen të kenë sukses, në një mjedis konkurrues dhe që ndryshon vazhdimisht, Universiteti u ofron mësim teorik dhe praktik, i cili u ndihmon:

  • të zhvillojnë produkte të ndryshme turistike nga përjetimet dhe përvojat e turistëve/udhëtarëve;
  • të analizojnë fenomenet sociologjike dhe psikologjike të vizitorëve/ turistëve për të kuptuar motivet dhe pritjet e tyre për një menaxhim profesional të atraksioneve turistike, muzeve, ekspozitave, ekskursioneve etj.;
  • të jenë ndërmarrës të suksesshëm përmes planifikimit dhe zhvillimit të shërbimeve turistike inovative;
  • të zhvillojnë format elektronike të komunikimit për promovim të biznesit, sikurse eTurizmi, rrjetet sociale etj.;
  • të identifikojnë potencialet turistike kombëtare dhe ndërkombëtare (si p.sh. turizmi rural, kulturor, etj.);
  • të menaxhojnë projekte dhe ngjarje të ndryshme turistike; dhe
  • të menaxhojnë cilësinë e shërbimeve të klientëve në projekte të ndryshme turistike.
Hapet thirrje për aplikim – Young Cell Scheme Raundi XIV / Programi i BE-së për bursa post-diplomike

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Zyra e Kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, lajmërojnë hapjen e konkursit për Raundin XIV të aplikimit për Young Cell Scheme, program i BE-së për bursa post-diplomike për qytetarët e Kosovës,i cili implementohet nga Konsorciumi: Universiteti Aristotel i Selanikut, Greqi dhe Instituti Kombëtar për Shërbime Publike, Francë. This post is also available in: English

This post is also available in: English